Albian Ajeti u shit nga Bazeli në janar të vitit 2016 tek Augsburgu për 1 milionë euro, por aty ai nuk gjeti hapësira dhe vetëm pas gjashtë muajsh u kthyer sërish në Zvicër.
St. Gallen e mori atë në huazim sulmuesin sezonin e shkuar, teksa 20-vjeçari arriti të shënojë dhjetë gola dhe në fund klubi zviceran e bleu kartonin e sulmuesit, që tashmë ka oferta të rëndësishme.
Një ndër klubet që e do është edhe Bazeli, klubi ku për 11 vite ai ka qenë pjesë e tij, duke u formuar si futbollist.
Bisedimet konfirmohen vetë nga drejtuesit e klubeve, që për momentin nuk po gjëjnë një akord, edhe pse Bazeli për kartonin e tij ka ofruar deri në këto momente 2.5 milionë euro.
Gjithsesi ende nuk është mbyllur asgjë, me St Gallenin që mund ta shesë lojtarin menjëherë sapo e ka blerë, duke përfituar të ardhura të rëndësishme