Janë arrestuar në Tiranë dy shtetas amerikanë të kërkuar për prodhim dhe shitje të drogave sintetike.
Operacioni "Sintetiku" i ndërmarrë nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë amerikane ka vënë në pranga Vincent (Dominic) De Caro, dhe Arbër Isaku, të dy lindur dhe banues në New York.
Këta të fundit rezultonin të dënuar në SHBA për trafikim të lëndëve narkotike. Në Tiranë ata kishin ngritur një laborator për drogra sintetike. Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet që do të shërbenin për përgatitjen e drogave sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.
Amerikanët u arrestuan në pikën kufitare të Morinës në tentativë për t’u larguar.