INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 breza në Parlament. Përballja mes të rinjëve dhe atyre me mbi 25 vite eksperiencë

2 breza në Parlament. Përballja mes të rinjëve dhe atyre me mbi 25 vite eksperiencë

Publikuar më: 15:25 11-08-2017

Zgjedhjet e 25 qershorit kanë shënuar disa rekorde. Ndërsa nuk kanë munguar ato pozitive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe daljen e shpejt të rezultatit ka edhe të tjera rekorde sa i përket deputetëve të dalë nga këto zgjedhje. Ky parlament mbyll ciklin, ku të lindurit pas 1991 bashkohen në sallë me ata që ishin në krye të tij më 1991. Në Kuvendin e ri janë dy breza të qartë, ata që kanë 25 vite që janë pjesë e tij, e brezi tjetër i cili në fakt ka lindur në prag apo pas shembjes së regjimit komunist në Shqipëri, pra deputetët deri në të 30-tat. Në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit janë 8 deputetë të cilët në fakt edhe 25 vite më parë kanë nisur karrierat e tyre politike me një mandat deputeti. E që do të kenë të paktën edhe për 4 vitet e ardhshme në parlament.
Deputetët që ishin në 91-92 në Parlament:
Gramor Ruçi
Sali Berisha
Fadil Nasufi
Pandeli Majko
Musa Ulqini
Dashamir Shehi
Anastas Angjeli
Tritan Shehu
Por edhe të rinjtë nuk janë të paktë në parlamentin e ri. Janë 8 deputetë të parlamentit shqiptar nën të 30, duke krijuar në këtë mënyrë një grup të madh deputetësh në moshë të re. Disa prej tyre e kanë këtë mandatin e dytë si Kejdi Mehmetaj apo Anduel Xhindi, ndërsa të tjerët janë për herë të parë pjesë e kuvendit për herë të parë, duke nisur kështu një karrierë politike.
Deputetët nën 30 vjeç:
Reme Lala
Floida Kërpaçi
Kejdi Mehmetaj
Izmira Ulqinaku
Anduel Xhindi
Rudina Hajdari
Klevis Balliu
Ervin Saljanji

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665