INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''2 fenomenet'' e rrjeteve sociale/ Lek Plepi dhe Linda Morina në një lidhje? HAHA! Plas gallata në mes të emisionit

''2 fenomenet'' e rrjeteve sociale/ Lek Plepi dhe Linda Morina në një lidhje? HAHA! Plas gallata në mes të emisionit

Publikuar më: 11:30 26-05-2018

Prej kohësh Lek Plepi dhe Linda Morina, janë bërë të njohur për një pjesë të madhe të audiencës dhe shkak për këtë janë bërë videot e ndryshme që ata kanë postuar në rrjetet e tyre sociale, ku shpesh herë janë përdorur edhe si objekt shakaje dhe tallje njëkohësisht, por pavarësisht të gjithave, duket se një pjesë e madhe përdoruesve të rrjeteve sociale “vdesin” për ta.... Do thoni pse?! Shihet shumë qartë... edhe pse i shajnë dhe ofendojnë, si për pamjen e jashtme ashtu edhe për karakterin që përcjellin tek audienca, prapë vazhdojnë dhe i ndjekin në rrjetet e tyre sociale dhe jo vetëm, por u japin “Like dhe Komente”.

Pra, me pak fjalë pavarësisht se bëjnë sikur nuk i pëlqejnë, i duan dhe deri diku gjejnë edhe veten tek ta apo jo?! Si mendoni?

Dhe për ta vërtetuar këtë gjë mjafton të futesh në profilin e Lekës në Instagram dhe do shohësh që e ndjekin plot “18.1K” persona... edhe për Lindën mund të themi të njëjtën gjë, edhe ajo ndiqet nga “12.7K” persona të ndryshëm të cilët i komentojnë dhe i bëjnë më mira “Like”.

sdfgh.jpg

“Ti, a do ta mbaje “follow” dikë që nuk të pëlqen, ose dikë që ta shpif me pak fjalë”?

Gjithsesi, mbrëmë, dyshja ishin të ftuar në emisioni “Zonë e lirë”, i cili drejtohet nga gazetari dhe moderatori i njohur Arian Çani, i cili është nga të vetmit që i ka promovuar këta persona, qoftë edhe për interesin e tij, numrin e lartë të audiencës etj...

Nejse, mbrëmë dyshja e famshme e rrjeteve sociale, Linda Morina dhe Lek Plepi erdhën për të promovuar bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën me titull “SEEN”, por pavarësisht këngës, ajo që shkaktoi të qeshura ishte prapë po dyshja Linda-Leka. Çani i ngacmonte vazhdimisht duke i pyetur për skenat e nxehta në klip dhe nëse mes tyre kishte diçka më tepër se marrëdhënie pune... Lekës mesa dukej ja kishte qejfi ndërsa për Lindën nuk mund të themi të njëjtën gjë... Kjo situatë u kalua me të qeshura dhe batuta nga më të ndryshmet si nga Çani ashtu edhe nga “Fenomenet e rrjeteve sociale”.

Gjithsesi, doja të dilja sërish tek fakti që, pavarësisht të gjithave, këto persona edhe pse shahen shumë sërish njerëzit i ndjekin.... këtë gjë na e tha edhe Çani, ku mes shumë komenteve që lexoi nga “INBOXI” i tij tha që ka shumë njerëz që i shajnë, por ka edhe shumë njerëz që i duan.

Po ti çfarë mendon për këta personazhe?!

Punoi: Elton CARA

Article Logic
Execution time: 0.0037968158721924