Policia e Tiranës, ka arrestuar të dyshuarin e vrasjes së Lirie Xhepës, që ndodhi rreth 2 javë më parë.
Dashamir Xhepa, i cili është kunati i të ndjerës, u arrestua në qytetin e Peshkopisë, ku ishte strehuar gjatë arratisë. Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.
Policia raporton se është arrestuar edhe një persona tjetër me inicialet M.S i cili e kishte ndihmuar të arratisej dhe të strehohej.
Nëna e katër fëmijëve pasi ishte dhunuar u vra me armë. Ajo ishte e ve.