INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 kosovarë pranojnë akuzat për terrorizëm!

2 kosovarë pranojnë akuzat për terrorizëm!

Publikuar më: 12:20 14-01-2016

Dy shtetas kosovarë, që kanë luftuar për organizatën terroriste, “Al Nusra” në Siri kanë pranuar akuzat e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli kanë thënë se janë të vetëdijshëm për veprimet që kanë bërë duke iu bashkuar një organizate terroriste. Ata në seancë kanë sqaruar se janë larguar më pas vetë, pasi nuk pajtoheshin më me rregullat e kësaj organziate terroriste.

Lajmi u bë publik nga mediat kosovare, të cilat kanë shkruar se Livoreka që është banor i komunës së Kaçanikut dhe Behluli i Ferizajt e pranuan fajësinë, pa presion, me vullnet dhe në konsultim me avokatin dhe kanë kërkuar lehtësi në dënimin nga Gjykata e Prishtinës.

Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258