Gjiko dhe Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë të një djali para 2 muajsh. Gëzimi ishte i madh në familje dhe tek prindërit, që e prisnin prej kaq kohësh. Ajo që tërhoqi edhe shumë vëmendje ishte emri i veçantë që ata kishin zgjedhur për djalin: Zëri. Gjiko dhe Elita nuk e kanë fshehur Zërin nga syri i publikut, duke shpërndarë shpeshherë foto me të.
Mirëpo, siç duket Elita Rudi ç’nuk heq për ta vendosur në gjumë të birin. Ajo ka publikuar pak më parë një video ku ka treguar se Zërin e zë gjumi vetëm në supin e saj.
“Vendi i tij i preferuar për të fjetur. Dhe nuk ka gjumë për mamin”, ka shkruar Elita pranë videos së ëmbël ku shihet Zëri duke fjetur.
zeri from Vimeointv.al on Vimeo.