INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 plumba në mes të natës shqiptarit në Belgjikë

2 plumba në mes të natës shqiptarit në Belgjikë

Publikuar më: 15:32 06-09-2017

2 plumba i kanë marrë jetën një shqiptari që jetonte në Belgjikë. Autoritetet belge kanë bërë publik lajmin, ndërsa thonë s viktima është 31 vjeçari shqiptar me profesion kamarier në Saint-Denis në Forest të Belgjikës. Sipas të dhënave të policisë bëhet e ditur se 31 vjeçari është ekzekutuar me armë zjarri natën midis të martës dhe të mërkurës.
Sipas një dëshmitari, i cituar nga prokurori në Bruksel, viktima ishte në kërkim të një automjeti në parkingun e Forest Abbey, që ndodhej pak metra nga kafeneja ku ai shërbente. Mësohet se atje u shfaqën dy burra të maskuar dhe hapën zjarr në drejtim të tij. “Viktima vdiq në vend pas dy plumbave që mori”, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Wymersche, në një deklaratë.
Viktima me origjinë shqiptare dh mësohet se nuk ka patur në asnjë rast probleme me drejtësinë, ndërkohë sa i përket autorëve autoritetet belge bëjnë të ditur se pu punojnë për arrestimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781