“Top Awards”, është eventi që me pranimet dhe mospranimet, ka hasur në pakënaqësira dhe kontestime nga shumë artistë.
Ndërsa na ndajnë vetëm 24 orë nga eventi i shumëpritur i muzikës, një nga këngëtarët pjesëmarrës vendos ta bojkotojë këtë kompeticion. Nesër në orën 19:00, i nominuar në 2 kategori, 2po2 do të duhej të ishte në tapetin e kuq të “Top Awards”, por ka zgjedhur ta anullojë gjithçka me pretendimin se ky është një event i kurdisur dhe për pasojë, i dështuar.
Pas lajmit për mospjesëmarrjen, rreperi ka thënë gjithashtu se si shenjë revolte, pikërisht në orarin që do të mbahet Top Awards, ai do të publikojë edhe këngën “Cka ka ftyra jem”. A mund të konsiderohet kjo një përgjigje ndaj organizatorëve? Ndoshta, sidoqoftë rreperi kosovar, kishte shfaqur edhe më parë pakënaqësi ndaj mënyrës së prezantimit të tij në nominime. “Me këtë rast unë do t’i varrosi shpresat e një artisti se një ditë do të kemi mirnjohje të mirfillta siç ndodh në vendet perëndimore, aty ku edhe inspirohemi të gjithë !!!” , kanë qenë fjalët me të cilat Besnik Canolli e ka mbyllur i zhgënjyer lajmërimin e tij për fansat.