2 punonjës policie janë arrestuar në flagrancë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mësohet se arrestimi i 2 punonjësve të policies erdhi pasi ata kanë ndihmuar të arratiset një person i ndaluar nga Kosova. Ndërkohë efektivët janë me detyrë trup shërbimi në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë, pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit Kukës.
Strukturat e SHÇBA në Kukës kanë arrestuar në flagrancë 2 punonjësit e policise Musa Bisheva 53 vjeç dhe Gezim Shabanaj 48 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tropojë.
Njoftimi i policisë:
“Të dy këta punonjës policie duke qënë në detyrë në datë 13 Korrik, ishin duke shoqëruar një shtetas të ndaluar nga Kosova, në ambientet e Pikës së Kalimit kufitar. Shtetasi Xhevat Thaqi, ishte ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por ai mundi të largohet në drejtim të paditur”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për 2 punonjësit e policisë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.