Dy të plagosur në mes të ditës në afërsi të plazhit të Shëngjitit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konfliktin pranë zonës së plazhit, ku njëra prej të plagosurve është një femër. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmën e nevojshme.
Ngjarja është shënur rreth orës 14:30 , në Shëngjin, tek Lapidari, ndërsa uniformat blu kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i policies:
“Shtetasi Gertian Malshi , 38 vjeç banues në Pllanë ka plagosur me armë gjahu me leje shtetasen Mimoza Aliaj , 49 vjeçe , banuese në Shëngjin. Në konflikt e sipër, bashkëshorti i shtetases Mimoza Aliaj , shtetasi Gëzim Aliaj , 52 vjeç ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gertian Malshi.”
Mësohet se policia ka ndërhyrë gjatë momentit të konfliktit, çka ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe shoqëruar shtetasin Gëzim Aliaj.
Konflikti i çastit ka ndodhur për motive të dobëta., ndërsa policia po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.