2 të rinj nga qyteti i Beratit janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ishin kthyer në makthin e të gjithëve.
Ata thyenin dhe vidhnin makinat
Prej kohësh forcat e Komisariatit të Policisë numër 2 dhe numër 4 ishin vënë në ndjekje të tyre, deri ditën e djeshme, kur ata janë kapur në flagrancë sapo tentonin të vidhnin një “Smart”. Nga automjeti i fundit, ka marrë emrin edhe operacioni i koduar, i cili ka vënë në pranga shtetasit:
– Elidon Vojka, 19 vjeç, banues në Berat.
– Emanuel Gupe, 23 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
Gjithashtu, nga bashkëpunimi me Komisariatin e Policisë Nr 4, u është arritur t’u dokumentohet me prova ligjore.
Shtetasi Emanuel Gupe, rezulton person i shpallur në kërkim me shkresën e datës 25.10.2016, nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për “Vjedhje”.
Materialet procedurale, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.