Një gomone e nisur nga Shqipëria e ngarkuar 2 ton kanabis sativa është kapur ditën e sotme në zonën e Ancora në Itali.
Policia bën të ditur se janë prangosur 5 shqiptarë gjatë operacionit të kryer sot nga policia italiane. Skafistët ishin fshehur në gomonen 8 metra të gjatë poshtë urë së hekurudhës, vend në të cilin do të bëhej edhe shkarkimi i lëndës narkotike. Mësohet se kanabisi më pas do të shpërndahej nëpër Itali. Agjentët e policisë i kanë kapur 5 skafistët shqiptarë në flagrancë, ndërsa kanë sekuestruar edhe mjetin lundrues.