Vetëhelmimi zgjidhet sërisht si mënyrë për ti dhënë fund jetës! Ky është rast i përsëritur ditët e fundi në vendin tonë.
Të fundit janë dy persona nga Durrësi. Njëri është një 31 vjeçar nga Hamallaj dhe tjetri nga Manza, 42-vjeç. Të dy viktimat kanë humbur jetën dhe nga hetimet e para të policisë rezulton se shkak për këtë është bërë gjendja e rënduar psikologjike e tyre.
Sipas policisë, në Hamallaj të Durrës, është gjetur i vdekur, në banesë shtetasi V.P. 31 vjeç dhe rezulton se ai është vetëhelmuar duke pirë një sasi helmi.
Ndërsa në Manëz, 42-vjeçari A.S ka pirë sasi helmi në gjendje të rënduar psikologjike. Ai është gjetur në banesë me shenja jete, por ka vdekur më pas në Spitalin”Nënë Tereza”.