INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
20 mijë dollarë false, në pranga 44 vjeçari nga Elbasani

20 mijë dollarë false, në pranga 44 vjeçari nga Elbasani

Publikuar më: 09:26 21-02-2018

Falsifikoi jo pak por 20 mijë dollarë një 44 vjeçar nga Elbasani, i cili ka përfunduar në prangat e uniformave blu. Mësohet se arrestimi i shtetasit Taulant Dubali u finalizua gjatë operacionit të koduar “Start 2018”.
Dubalit iu gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 të dyshuara si të falsifikuara. Ndërkohë policia thotë se operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Falsifikimi i monedhave" parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0023469924926758