INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

20 mijë bletë ndjekin për dy ditë makinën [VIDEO]

Publikuar më: 15:43 24-05-2016

Një koloni prej rreth 20 mijë bletësh kanë ndjekur për dy ditësh një makinë, ku kishte mbetur e bllokuar mbretëresha e tyre.

Tom Moses ka qenë duke udhëtuar në Haverfordwest, në jug të Wales, kur Roger Burns, një rritës bletësh nga Uellsi, po transportonte një koloni me bletë në një kuti kartoni.

Papritur, nxitur edhe nga era e fortë që frynte, kutia u hap dhe bletët u shpërndanë.

“Daily Mail” shkruan se në këtë moment, mbretëresha duket se ka gjetur strehë në bagazhin e automjetit “Mitsubishi Outlander”, ndoshta e nxitur edhe nga ndonjë gjë e ëmbël që mund të ketë nuhatur.

41-vjeçari është pa e ditur aventurën e tmerrshme që do ta shoqëronte më pas. Një ditë më vonë, disa kilometra nga ku ishin shpërndarë bletët, ai vëren disa prej tyre të mbledhura në pjesën e pasme të makinës së tij.

“U mundova që t’i largoj dhe ja arrita disi qëllimit. Por kur shkova të nesërmen të makina, ishte e njëjta situatë, madje numri i bletëve ishte më i madh”, ka thënë shoferi i makinës.

Për këtë, Moses vendosi të thërrasë sërish Roger Burns, që njihej si rritës bletësh në zonë. Ky i fundit e kuptoi se përse bëhej fjalë.

Burns është shprehur: “Kam 3 dekada që rris bletë, por asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Është në natyrën e bletëve që të ndjekin mbretëreshën e tyre, por ta bëjnë këtë duke ndjekur për dy ditë një makinë, kjo është e pazakontë”.

Roger dhe dy miq të tij nxorën mbretëreshën dhe së bashku me koloninë e saj e vendosën sërish në një kuti.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828