Ashtu siç ishte paralajmëruar, sezoni pranveror ka përkuar jo vetëm me mbjelljen por dhe me aksionet e policisë së shtetit për zbulimin e më pas asgjesimin e parcelave me kanabis sativa. Kështu plot 20 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar në fshatin Kardhoq të Sarandës këtë të hënë. Kanabisi ishte mbjellë në zonën përballë “Piramidës 51”. Mësohet se 15.000 rrënjë kanabis sativa ishin të mbjella në kubikë, ndërsa 5.000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm.
Mësohet se policia bëri asgjësimin e tyre me djegie ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.