INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
20 Mitet që nuk i dinit për Marihuanën

20 Mitet që nuk i dinit për Marihuanën

Publikuar më: 15:07 08-06-2016

Për të gjitha llojet e drogërave (ligjore ose jo) ekzistojnë mite edhe të gabuara. Sepse kultura e kanabisit është një mister më vete.

Miti 1: Të ngasësh makinën pasi ke konsumuar marihuanë është po aq keq sa ta ngasësh nën efektin e alkolit

Jemi në dijeni për teorinë se shoferët e dehur janë më të kujdesshëm sesa ata  që konsumojnë drogëra. Por  kjo teori nuk qëndron sepse të ngasësh makinën pasi ke tymosur marihuanë nuk është më e rrezikshme që ta ngasësh atë në gjëndje të dehur. Në fund të fundit ekziston një rregull për të gjithë: “Ka një kufi shpejtësie”.

Miti 2. Marihuana vret qelizat e trurit

Pas shumë dekadash dhe studimesh me radhë ky mit bie poshtë nga  studimet e Univeristetit Louisville. Në fillim të këtij viti ata kanë konstatuar se përdorimi i marihuanës në fakt nuk i mbytur qelizat e trurit, madje i bëjnë ato që të kenë më shumë aktivitet. Një lajm i mirë ky për të gjithë përdoruesit e marihuanës.

Miti 3: Ju mund të vini në qejf edhe duke ngrënë marihuanë të papërgatitur

Marihuana duhet të ngrohet dhe të kombinohet me substancva yndyrore (si gjalp) dhe të konsumohet me gojë për efekt të plotë.

Miti 4: Pirja e marihuanës mund të zbehë aktivitetin tuaj seksual

Shumë adoleshentë të fokusuar në reklamat e Shërbimit Publik kanë paralajmëruar në lidhje me rreziqet që sjell konsumimi i kësaj lloj droge. Iu bën antisocial dhe nuk do të jeni në gjendje që të bisedoni me anëtarët e gjinisë së kundërt  si dhe të mos jeni në gjendje që të bëni një bisedë romantike me të dashurin tuaj. Kjo është totalisht e pavërtetë. Studiuesit kanadezë  në bazë të një studimi të bërë  vërtetuan se më shumë se gjysma e aplikantëve në studim kryenin marrëdhënie më të këndshme kur ishin në efektin e marihuanës sesa kur ishin esëll.

Miti 5: Marihuana iu bën vartës

Ne të gjithë kemi një mik i cili nuk funksionon dot pa konsumuar këtë bimë. Por a ka ndonjë dëshmi / provë  që ai është vërtet i varur prej saj? Jo, ose më saktë jo në mënyrën sesi ne i përcaktojmë të varurit nga droga. Njerëzit shpesh quhen të varur edhe nga duhani por përse nuk ekzsiton një përcaktim i tillë për ata që nuk rrinë dot pa konsumuar çokollata? E gjitha kjo ka të bëjë me gjendjen mendore të individit. Pra nuk është e drejtë që Marihuana të përcaktohet si e tillë.

Miti 6: George Washington rriti  marihuanë në oborrin e shtëpisë së tij

Na vjen keq t’iu zhgënjejmë por ai nuk rriti marihuanë por kërp dhe mes këtyre dy bimëve  ka dallim. E bëri këtë sepse mendonte se do të ishte mjaft fitimprurëse por nuk rezultoi kështu.

Miti 7: Konsumimi i marihuanës është më i dëmshëm për mushkëritë tuaja sesa pirja e duhanit

Edhe pse ka disa studime të tilla të ngjashme, studimet e fundit tregojnë se kjo nuk është e vërtetë. Madje tymi i marihuanës ishte më pak i dëmshëm sesa i cigares.

Miti 8: Marihuanna ndikon në kujtimet tuaja

Nuk është më sekret se marihuanna ndikon në kujtesën tuaj afatshkurtër. Por për çudi  është vërtetuar se duke përdorur marihuanë nuk dëmtohen kujtimet tuaja ekzistuese, nuk shkakton humbjen e kujtesës afatgjatë ose çrregullime mendore. Në fund të fundit, kujt i nevojiten kujtimet afatshkurtra? Thjesht lidhni bashkë çelësat e makinës me portofolin dhe celularin dhe dita juaj ecën mirë.

Miti 9: Burgjet janë të mbushura me njerëz që konsumojnë marihuannë

Ky është një mit që është hedhur poshtë nga njerëzit që kanë kërkuar legalizimin e marihuanës. Në fakt vetëm një numër i vogël i përdoruesve të marihuanës  gjenden në burgjet e SHBA. Nga 750.000 të tillë vetëm 40.000 janë konsumues të kësaj droge të cilët janë akuzuar edhe për gjëra të tjera si vjedhje, kanosje etj...

Miti 10: Ju mund të kaloni në mbidozë me marihuanë

Nuk është e vërtetë. Ju do ju duhet që të merrni 40.000 herë dozën e rregullt të marihuanës (në të njëjtën kohë) që teorikisht të kthehet në vdekjeprurëse.

Miti 11: Përdoruesit e marihuanës duken njësoj

Bob Marley, Steve Jobs , Sarah Palin , Oprah , Conan O'Brien , Barack Obama , Morgan Freeman , John Kerry , dhe Jennifer Aniston ju duken njësoj? Jo çdo duhanpirës ka të shkruar në ballë flamurin xhamaikan.

Miti 12: Blerja e marihuanës mbështet terrorizmin

Blerja e marihuanës në tregun e zi padyshim mbështet elementin kriminal qoftë edhe në një mënyrë të vogël, por kjo nuk është njësoj sikur ti po i jep një armë në dorë një anëtari të ISIS, sa herë që  thith një cigare marihuane.

Miti 13: Përdorimi i marihunaës shkakton kancerin

Tymi i kanabisit përmban carcinogens , të cilat shkaktojnë kancer.  Por studimet kanë qenë kontradiktore pa dhënë një përgjigjie definitive. Gjithsesi jemi të mendimit se fakti që ende nuk ka asnjë  provë konkrete se duhani dhe marihuana shkaktojnë kancer, nuk do të thotë se  përfundimisht nuk e shkakton.

Miti 14: Marihuana qëndron në organizmin tuaj për 30 ditë

Ky është vetëm rasti për duhanpirësit  e përditshëm më shumë sesa për përdoruesit e marihuanës.

Nëse vendosim përballë një  duhanpirës të përjavshëm  dhe një përdoures marihuane disajavësh do të shohim se qëndrimi i duhanit apo marihuanës në trupin e tyre varet nga niveli i yndyrës që kanë në trup si dhe metabolizmi. Në këtë rast mund t’iu ndihmojnë ushtrimet ose Sauna.

Miti 15: Marihuana mund t’iu  kthejë nga  hetero në homoseksualë

Nuk ekzistojnë studime zyrtare që të jenë bërë për këtë rast, por nëse rrëfimet e përdoruesve mund të merren si fakte, atëherë   marihuana ul vetëkontrollin  dhe i shtyn njerëzit që të veprojnë në mënyrë impulsive.

Miti 16: Marihuana ju bën sterilë

Edhe pse është e vërtetë se marihuana dhe prija e duhanit  mund të shkaktojë probleme në fertilitetin e meshkujve (jemi të sigurtë që meshkujt nuk do të donin ta dëgjonin këtë), nuk ka studime se diçka e tillë zgjat përgjithmonë. Madje nuk ka fakte mjaftueshëm që të vërtetojnë se një përdorues i marihuanës është bërë steril.

Miti 17: Përdoruesit e marihuanës janë dembelë dhe të pasuksesshëm

Kjo nuk është e vërtetë. Ka persona që janë përdorues të marihuanës dhe janë mjaft energjik dhe të vullnetshëm.

Miti 18: Marihuana ju bën më krijues

Përdorimi i marihuanës mund të jetë shumë e përhapur në mesin e artistëve , shkrimtarëve , muzikantëve por kjo nuk do të thotë se kjo bimë i bën këta njerëz më kreativë. Sipas një studimi të fundit nga profesorë në Universitetin Lieden, pas testimit të bërë u vërtetua se marihuana  prodhon vetëm një iluzion të krijimtarisë së zgjeruar dhe jo një mendim të lartë krijues.

Miti 19: Marihuana ju kuron ankthin

Përderisa disa njerëz e marrin si recetë mjekësore përdorimin e marihuanës për të luftuar ankthin, kjo tregon diçka. Megjithatë ende nuk është vërtetuar asgjë. Kjo mbetet një çështje e komplikuar.

Miti 20: Legalizimi i marihuanës është diçka e keqe për vendin

60.1 milionë euro. Kjo është shuma e parave që jepen në formë  taksash  dhe do të shkojnë për shkolla, programe publike dhe të moshuarit në Colorado. Këto benefite  ka sjellë pasi ka legalizuar marihuanën. Bashkë me 1600 vende të tjera, ky vend ka arritur që të ulë numrin e krimeve.  

 

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146