INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

20 për qind e grave shqiptare vuajnë mungesën e hekurit [Video]

Publikuar më: 17:08 04-01-2017

Rreth 20 për qind e grave në Shqipëri paraqesin anemi të shkallëve të ndryshme, që lidhet me mungesën e hekurit në organizëm. Studimi i realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT tregon se rreth 17 për qind e fëmijëve nën moshën 5 vjeç dhe 19 për qind e grave kanë anemi. Shkak i saj është ushqyerja e pakët me ushqime që përmbajnë hekur, folate dhe vitaminë B12. Studimet tregojnë se mungesa afatëgjatë e hekurit në organizëm mund të ndikojë në humbjen e dëgjimit. Hekuri dhe nivelet e energjisë janë të ndërlidhura, sepse ne kemi nevojë për mineralet për hemoglobinën, qelizat e kuqe të gjakut të cilat transportojnë oksigjen rreth trupit. Sipas mjekëve lodhja është një nga problemet më të zakonshme që ata shohin në praktikën e përgjithshme, te personat që kanë mungesë hekuri. Nga koha kur njerëzit shkojnë te mjeku i tyre, shpesh here u duhen javë apo muaj për të luftuar aneminë. Shmangia e mishit nga vegjitarianët si edhe ulja e konsumit të mishit të kuq, bën që hekuri mos të merret në sasinë e duhur. Por edhe marrja me aktivitet fizik si vrap, atletikë, etj pa u shoqeruar me ushqim te shendetshem çon në humbjen e një sasie të madhe hekuri. Rekuperimi i nivelit të hekurit në trupin e grave mund të behët nëpërmjet dietave me mish të kuq etj. Por shumë prej tyre preferojnë që të trajtohen me medikamente çka sjellë efekte anësore, si dhimbje, vjellje, diarre. Arsyeja se pse shkaktohen efektet anësore është se hekuri në formën e medikamentit lëshon radikale të lira në stomak.

Article Logic
Execution time: 0.0028810501098633