INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
20 vendeve më të varfra që importojnë plehëra mund ti shtohet dhe Shqipëria [FOTO]

20 vendeve më të varfra që importojnë plehëra mund ti shtohet dhe Shqipëria [FOTO]

Publikuar më: 09:32 22-09-2016

Pothuajse 20 vendet më të varfra në botë importojnë plehëra. E askush nuk ka pyetur qytetarët e këtyre shteteve edhe pse ata janë ngritur në protesta. Kësaj liste pritet ti bashkohet dhe vendi ynë dhe histora është e ngjashme pasi as tek ne populli nuk u pyet edhe pse protetsat nuk janë ndalur. Portali When on Earth ka publikuar listën aktuale ku spikatin vendet afrikane, të pazhvilluara. E veç tyre dhe Suedia po ka një justifikim për këtë shtet Europian, pasi vetem 1% e mbetjeve të saj përfundojnë në landfill sepse të tjerat riciklohen në burim.

Lista e vendeve:
Gana, Filipinet, Nigeria, Somalia, Kina, India, Vietnami, Pakistani, Bangladeshi, Ivory Coast, Indonezia, Kenia, Guinea, Haiti, Meksika, Zimbabe, Guinea Bissau, Lebanon, South Africa, Suedia.

Të gjitha këto vende importojnë mbetjet e vendeve shumë të zhvilluara si SHBA apo të vendeve të Europës Perëndimore. Sipas When on Earth në këto vende bashkë me plehërat e ligjëruara hyjnë dhe shumë të tjera ilegalisht dhe për këtë arsye shumë fusha të këtyre shteteve janë tejmbushur nga plehëra që në fakt nuk kalojnë të gjitha në riciklim.
Kësaj liste me shumë të ngjarë nga sot mund ti shtohet dhe vendi ynë pasi pritet që në Parlament të miratohet Ligji për Importin e Mbeturinave.

Ja disa foto nga vendet e mbushura nga plehërat:

Kina

Gana

India

Nigeria

Vietnam

Article Logic
Execution time: 0.0044748783111572