INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
20 vite pa Dianën, homazhe në Londër dhe Paris

20 vite pa Dianën, homazhe në Londër dhe Paris

Publikuar më: 09:36 01-09-2017
Shumë britanikë u mblodhën jashtë pallatit Kensington të enjten, për të nderuar Princeshën Diana, 20 vite pas vdekjes së saj. Duke vendosur tufa me lule pranë portave, e duke kujtuar ditët që pasuan aksidentin me makinë, që i mori jetën princeshës së Uellsit, ata tregonin përse kishin zgjedhur të riktheheshin 20 vite më pas, në të njëjtin vend. Një prej tyre, thotë se vlerat e saj njerëzore dhe puna për bamirësi, e kishte bërë atë një ikonë shumë të dashur. Pallati Kensington ishte epiqendra e homazheve dhe shpalosjes së zemërimit pas vdekjes së Dianës, një lloj trishtimi që nuk ishte parë asnjëherë në Britani. Diana, një nga gratë më të famshme në botë, vdiq në moshën 36 vjeçare, 31 gushtin e vitit 1997, kur makina me të cilën udhëtonte, u përplas në një tunel, ndërsa po ecte me shpejtësi për t'i shpëtuar paparacëve që po e ndiqnin me motocikleta. Edhe në Paris, shumë banorë dhe turistë u mblodhën para një memoriali të improvizuar në tunelin Alma, me mesazhe dhe buqeta me lule. E për shumë prej tyre, princesha dhe ajo për të cilën ajo luftoi, vazhdojnë të jetojnë.
Article Logic
Execution time: 0.0033488273620605