INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
20-vjeçari arratiset nga ambientet e komisariatit në Pukë. Çako: “Masa drastike ndaj personave përgjegjës”

20-vjeçari arratiset nga ambientet e komisariatit në Pukë. Çako: “Masa drastike ndaj personave përgjegjës”

Publikuar më: 12:33 09-09-2017

Një 20-vjeçar nga Tirana është arratisur nga dhoma e shoqërimit në paraburgimin e komisariatit të policisë në Pukë. E.N. ishte ndaluar nga policia pasi dyshohet se është autor i një grabitjeje me dhunë të ndodhur në Pukë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11.00, kur i riu i cili rezulton se ishte dënuar edhe më parë për "Vjedhje"duket se ka shfrytëzuar rastin për tu larguar nga dhoma e paraburgimit. Sipas policisë gjithçka ka ndodhur në kohën që po përgatitej dokumentacioni nga Komisariati i Policisë Pukë për transferimin e tij në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër. 20-vjeçari banues në Don Bosko në Laprakë në Tiranë, dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe, të një shtetasi, ngjarje e ndodhur më datë 24.08.2017. Ai u kap më datën 06.09.2017 nga forcat e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë për llogari të Komisariatit të Policisë Pukë. Sot i riu kishte seancën gjyqësore për vlerësim të masës së sigurisë ku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg", ndaj tij. Policia bën me dije se për kapjen e tij menjëherë janë nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Në lidhje me këtë ngjarje , ka reaguar menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë.

Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346