Një studente në Sidnei të Australisë ka pohuar se është australiania e parë e cila ka nxjerrë virgjërinë në ankand.
Vajza ka pranuar se ka nxjerr në ankand virgjërinë e saj në sajtin gjerman “Cinderella Escorts” i njohur për femrat që ofrojnë virgjërinë në këmbim të parave.
“Dua të arrij një nivel balance në jetën time. Lekët e përfituara do të më japin mundësinë të blejë një apartament timin. Kjo më lejon mua të jem e pavarur në jetën time dhe të jem e balancuar. Hera e parë është vetëm diçka speciale të cilën shoqëria na e mëson. Nëse ne do të rritemi pa influencën e të tjerëve këtu nuk do të kishte diçka speciale dhe do të kishte akoma taboo.”, shprehet 20-vjeçarja për TheSun.
Mësohet se mes të interesuarve ka edhe 2 politikanë, të cilët kanë dhënë “ofertat” e tyre.
Javën e kaluar një studente britanike ka pranuar se e ka shitur virgjërinë e saj të publikuar në sajtin “Cinderella Escorts” tek një aktor i Hollywood për 1 milionë paund pas një lufte ofertash online ku ishin të përfshirë një biznesmen nga Mynihu dhe një futbollist i Premier Leagues angleze.
26-vjeçarja u shpreh e entuziasmuar për këtë fakt duke thënë: “Pasi morra vëmendjen e publikut u deshën disa muaj por më në fund e shita virgjërinë time”.