INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
200-700 Euro për një provim, arrestohen pedagogët e Universitetit të Shkodrës

200-700 Euro për një provim, arrestohen pedagogët e Universitetit të Shkodrës

Publikuar më: 18:24 21-11-2016

Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur skemën e korrupsionit të dy pedagogëve të Universitetit të Shkodrës, të cilët u arrestuan pak më parë nga policia.

Duke ju referuar Prokurorisë, dy pedagogët e arrestuar përmes disa personave të cilët kryenin rolin e sekserëve, kishin krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve. Shuma që kërkonin për provim varionte nga 200- 700 euro.

Në vijim të një hetimi disa-mujor, të filluar në bazë të informacionit të Policisë, Prokuroria e Shkodrës ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e personave të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme.

Masat e sigurisë janë ekzekutuar gjatë mesditës së sotme (dt. 21.11.2016) nga ana e forcave të Policisë Vendore.
Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar hetimin proaktiv, në bazë të të cilit është zbuluar roli i personave, si edhe janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.

Gjithashtu Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm.

Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.

Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit, si më poshtë:

Të dyshuar për “korrupsion pasiv…”

Rokin Dabërdaku, pedagog, zv.Dekan i Fakultetit të Filologjisë
Simon Lufi, pedagog, Shef i Departamentit të Historisë

Të dyshuar për “Ushtrim ndikimit të paligjshëm”
Vehbi Bala (në rolin e sekserit)
Ndoc Deda (në rolin e sekserit)

Të dyshuar për “Korrupsion aktiv…”
Brunilda Allushi
Vehbi Allushi
Renato Trushi
Arsen Lekaj

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496