INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
200 vite në fron, përse perandori japonez vendos të largohet...

200 vite në fron, përse perandori japonez vendos të largohet...

Publikuar më: 11:48 30-04-2019

Perandori japonez Akihito ka nisur ritualet për abdikimin e tij.

Akihito, 85 vjeçar, vizitoi memorialin kryesor të Kashikodokoro për të raportuar abdikimin ndaj perëndive, hapi i parë në një ditë ritualesh që do të kulmojnë në mesnatë, kur djali i tij Princi i Kurorës Naruhito do të fillojë mbretërimin e tij si perandor i ri i Japonisë.

Naruhito, 59 vjeç, do të bëhet perandori i 126-të në monarkinë më të vjetër të trashëguar në botë.

Në ceremoninë kryesore të abdikimit në Pallatin Perandorak pritet të marrë pjesë kryeministri Shinzo Abe, kryetarët e të dyja dhomave të parlamentit dhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

Ai bëhet monarku i parë i Japonisë që abdikon në më shumë se 200 vite.

Akihito u bë perandor në vitin 1989 dhe gjatë sundimit të tij i kushtoi shumë kohë kapërcimit të trashëgimisë së rolit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Akihito do të marrë titullin e perandorit emeritus, por nuk do të ketë detyra zyrtare.

Akihito njoftoi synimin e tij për të abdikuar në 2016, duke thënë se ai kishte frikë se shëndeti i tij nuk do të lejonte që ai të kryej detyrat e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939