Këngëtarja Beyonce është rrethuar sërish nga thashethemet në lidhje me një shtatzëni të mundshme.
Kanë mjaftuar disa foto të 34-vjeçares që ajo të kthehej në lajmin e dites. Artistja ishte duke darkuar në restorantin “Son Of The Gun” me Jay Z të dielën mbrëma dhe sapo është drejtuar nga makina e saj, është fotografuar nga paparacët. Ajo çfarë bie në sy është barku i saj që duket më i madh se zakonisht, duke i shtyrë gazetarët të mendojnë se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Të jetë e vërtetë vallë? S'do ishte hera e parë që Queen B na mashtron sytë!