Viti 2017 do të mbyllet me reshje shiu pothuajse në mbarë vendin. Është Instituti i Gjeoshkencave i cili lajmëron se do të rikthehen sërish reshjet e shiut dhe borës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon nisjen e reshjeve të shiut që nga dita e sotme, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës. Priten reshje lokale me intensitet mesatar gjatë pjesës së dytë të ditës së marte në veri dhe reshje të dobëta lokale në qendër dhe jugperëndim.
Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave:
“RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.25) NUK priten reshje. Nesër (e martë, dt.26) priten reshje lokalisht mesatare gjatë pjesës së dytë të ditës në veri dhe reshje të dobëta lokale në qendër dhe jugperëndim. Në Alpe, në lartësi të mëdha, ato do të jenë në formën e borës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 15 °C
në vendet malore: 0 °C / 9 °C.
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.25) dhe nesër (e martë, dt.26) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare”.