INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2017 vit shpronësimesh, shpenzimet për investime shënojnë 8% rënie

2017 vit shpronësimesh, shpenzimet për investime shënojnë 8% rënie

Publikuar më: 14:18 29-05-2017

Ky vit mund te cilësohet pa frike si viti I shpronësimeve. Te paktën kjo është ajo që përceptohet, pasi I hedh një sy financave te deritanishme. Vendin e parë si projekti më i financuar këtë vit e ka mbajtur një zë shpronësimesh me një shumë prej 1.3 miliardë lekësh ose e thënë ndryshe rreth 10 milionë euro financime për kompensimin e ndërtimin e infrastrukturës energjetike. Sipas Ministrisë së financave në vend të dytë për sa i përket financimeve renditet projekti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë që vetëm për 3 muaj janë shpenzuar 6.8 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Për këtë 4 mujor të parë shpenzim për investimet kapitale jo vetëm që nuk rezultuan siç ishte planifikuar por kanë shënuar një rënie me 8%.
Shpenzimet arritën vlerën e 14.4 miliardë lekë nga 15.7 miliardë lekë që ishin planifikuar.
Sipas të dhënave zyrtare muaji që shënoi rënien më të madhe të mosrealizimit të planit është Prilli me 22%.

Article Logic
Execution time: 0.0016019344329834