Që prej ndarjes nga ish-bashkëshorti Gani Bardha, Bleona Qereti nuk është përfolur kurrë për një lidhje dashurie. Megjithatë këngëtarja ka pohuar se është në pritje të një njeriu të denjë që të jetë krah saj.
Edhe pse ajo në vitin 2017 priti lulet e mikeshës së saj Angela Martinit në ditën e dasmës, për të dashuria në vitin 2018 nuk paska qënë aspak me fat.
Përmes videos së postuar në Instagram Bleona ka treguar se viti që kaloi ishte një katastrofë.
“Me plot shpresë këtë vit. Sepse 2018-ta ishte një katastrofë”, shkruan me humor këngëtarja shqiptare.