Kohët e fundit, këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj ka qenë një ndër artistet më të komentuara në mediat rozë.
Bukuroshja që tashmë jeton dhe vepron në Amerikë, ku edhe po ndërton karrierën e saj si artiste, vjen me risi në vitin 2019, shkruan Indeksonline.
Pa dhënë shumë detaje në lidhje me projektn e ri, Anxhelina ka postuar një fotografi ku shfaqet e magjishme në të zeza, dhe mjaftë sensuale.
Megjithatë kjo fotografi, pikërisht paralajmëron rikthimin e fuqishëm të saj në tregun muzikor. Mëson se këngëtarja shqiptare, në fillim të vitit që po vjen do ta publikoje projektin e ri muzikor, ndërsa kënga do të jetë në gjuhën angleze.