INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2019 është në PRAG! Revista “Times” bën renditjen e 10 vendeve që duhet patjetër t’i VIZITONI dhe janë magjepsëse

2019 është në PRAG! Revista “Times” bën renditjen e 10 vendeve që duhet patjetër t’i VIZITONI dhe janë magjepsëse

Publikuar më: 10:21 31-12-2018

Revista prestigjioze “Los Angelos Times” ka nxjerrë raportin e saj të fundvitit për vendet që duhen vizituara patjetër me fillimin e 2019.

Revista ngul këmbë se vendet e këtij janë jo shumë popullore në sytë e publikut, por janë majft interesante dhe përmbajnë një histori të pasur në vetvete.

Vendet janë të listuara në rend alfabetik dhe nuk ka asnjë kufizim përsa i përket merakut se kë duhet të vizitoni të parin.

1. Belize

Ky fshat i vogël anglishtfolës i ndodhur në Karaibe, i vendosur në jug të Mexico’s është plot me xhungla dhe plazhe me rërë të bardhë. Vendi ideal për zhytje, eksplorim shpellash, kanoe dhe peshkim.

2. Copenhagen

Për shekuj, kryeqyteti i Danimarkës ka tunduar vizitorët me Kopshtet e Tivolit, Kështjellën Kornborg(ku vendoset drama e Hamletit) me pamjen teatrale të Nyhavn(ku ka lindur shkrimtari i përrallave Andersen).

3. Gjiri Elqui , Chile

Gjiri i Elqui, rreth 400 milje larg nga qyteti i Santiagos, është më i miri për shijimin e verës dhe shampanjave. Njerëzve që i pëlqen misteri apo aventurat e kanë vizituar këtë vend prej dhjetëra vitesh.

4. French Polynesia

Pranojeni. Ju gjithnjë keni ëdnërruar për pamjen ekzotike të deteve në rruzullin jugor të tokës. Po flasim për Tahitin, Bora-Bora dhe Moorea vetëm si fillim. Rajoni përfshin 118 ishuj dhe akom më shumë resorte.

5. Ishujt e Hawaii

Pse? Sepse është mjaft bukur dhe nuk po shpërthejnë nga vullkanet për momentin. Parku Kombëtar i Vullkaneve në Hawaii u mbyll në muajin Maj kur një seri fatkeqe tërmetesh dhe zjarresh vullkanike përfshinë ishullin. Tashmë parku është rihapure dhe është kthyer në një vend magjik për tu vizituar.

6. Ketchum dhe Lugina e Diellit, Idahio

Është zona e parë e skisë në Amerikë.

7. Napa/Sonoma

I ndodhur në Kaliforninë jugore është fshati i specializuar në prodhimin e verës dhe një nga të parat ku është prodhuar kjo pije në Amerikë.

8. Rwanda

Ky fshat i vogël i vendosur në Afrikën Qendrore u shkatërrua nga lufta civile në fillimin e viteve 90, but tani mbizotëron paqja. Ishujt dhe xhunglat e Parkut Kombëtar Vullkanik të Rwandës janë të mbushura me gorilla dhe majmunë të artë.

9. Sri Lanka

Sri Lanka ndodhet në pjesën subkontinentale të Indisë i rrethuar nga oqeani Indian. Që prej luftës civile që mbaroi në vitin 2009, turistët në këtë vend janë dyfishuar duke arritur shifrat e 2.2 milion në vitet 2012-2016.

10. Tasmania, Australi

Si një ishull i bregdetit jugor të Australisë dhe shtëpia e kolonive britanike në shekullin e 19-të, Tasmania nuk ka pasur turistë për një kohë shumë të gjatë. Tani po vizitohet gjithnjë e më shumë për shkak të historisë së tij magjepsëse.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887