INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
21 vite nga vdekja e Princeshës Diana

21 vite nga vdekja e Princeshës Diana

Publikuar më: 08:41 01-09-2018

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, madje dhe në ditët e sotme ajo është një nga personazhet që komentohet më tepër.
Diana lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit. Diana nga kjo martesë lindi dy fëmijët, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë që ajo la pas. Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç.
Kanë kaluar plot 21 vite nga vdekja tragjike e saj në Prais. Ajo ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi u largua nga Hotel Ritz dhe u përplas për vdekje në tunelin e Pont De l’Alma.
Vdekja e saj ishte shumë e dyshimtë, duke u aluduar se ajo u vra qëllimisht, por një gjë e tillë nuk u vërtetua asnjëherë.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625