INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
212 milionë euro investim, për ndërtimin e një pjese të autostradës Nish-Prishtinë

212 milionë euro investim, për ndërtimin e një pjese të autostradës Nish-Prishtinë

Publikuar më: 15:39 24-10-2017

Ministri serb i infrastrukturës Zorana Mihajloviç tha të martën se qeveria është në bisedime me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbi financimin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e një autostrade që do të lidhë qytetin e Nishit me Prishtinën në Kosovë përmes Merdarit. Investimi në fazën e parë, që përfshin ndërtimin e një autostrade në mes të Nishit dhe Ploçnikut, në Serbinë jugore, kërkon një fond në vlerën e 212 milionë euro, tha Mihajlloviç. “Qeveria pret të marrë mbështetjen e BERZH për projektin, pasi ajo do të çonte në përmirësimin e lidhjeve në rajon dhe do të inkurajonte rritjen ekonomike të saj”,- tha Mihajlloviç gjatë një takimi me drejtorin e BERZH-it për Serbinë, Daniel Berg dhe drejtorin menaxhues të bankës për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe. Në korrik, Mihajloviç tha se Banka e Investimeve Evropiane (EIB) dhe Banka Botërore janë gjithashtu të interesuar në financimin e ndërtimit të autostradës. Ndërtimi i autostradës 77 km, e cila është pjesë e një projekti që shtrihet në kryeqytetin shqiptar Tiranë dhe portin e Adriatikut në Durrës, financohet nga Fondi Evropian për Ballkanin.

Article Logic
Execution time: 0.0039558410644531