INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
22 të vdekur nga aksidentet rrugore vetëm përgjatë korrikut

22 të vdekur nga aksidentet rrugore vetëm përgjatë korrikut

Publikuar më: 11:57 18-08-2017

199 aksidente me pasoje vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e 272 të tjerëve janë regjistruar vetëm përgjatë muajit të kaluar.
Në krahasim me muajin korrik të vitit 2017 shihet një rritje me 7.2% të numrit të aksidenteve.
Por nëse e krahasojmë numrin e aksidenteve të këtij 7 mujori të parë të vitit me të njëjtën periudhë të një viti më parë shihet se numri i të aksidentuarve është ulur me 4.0%.
Në muajin korrik 82% e aksidenteve kanë ndodhur si pasoje e papërgjegjshmërisë së drejtueseve të mjeteve.
Kryesisht mosha e drejtueseve të përfshirë në aksident është grupmosha 25-35 vjeç.
Shkaqet kryesorë për ndodhjen e aksidenteve vazhdojnë të jenë shpejtësia mbi normat e lejuara, mos zbatimi i rregullave të qarkullimit dhe përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127