INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
22-vjeçari var veten në burgun e Rrogozhinës

22-vjeçari var veten në burgun e Rrogozhinës

Publikuar më: 21:16 03-01-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës, ku një i burgosur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Mesohet se i burgosuri, i identifikuar si  Estref Halili, 22 vjeç, është gjetur në tualetin e burgut.

22-vjeçari, banues në fshatin Kolonjë të Lushnjës ishte transferuar nga qyteti i Fierit për në burgun e Rrogozhinës më datë 26 dhjetor 2016. Halili ishte ndaluar nga policia më 26 dhjetor, pasi në makinën e tij tip ‘Volkswagen’ iu gjet një dozë lëndë narkotike kanabis, si dhe një thikë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet që e kane shtyrë të riun t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.021379947662354