224 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në Lushnjës. Në operacionin e organizuar nga blutë e këtij qyteti, ëhstë arrestuar poseduesi i lëndës narkotike 56 vjeçari Sami Ibaliu, banues në fshatin Zhamë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 56 vjeçarit, uniformat blu kanë sekuastruar një armë gjahu pa leje.
Njoftimi i policisë:
“Operacioni u zhvillua në banesën e shtetasit Sami Ibaliu, 56 vjeç, banuas në fshatin Zhamë, Lushnjë. Gjatë operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 224 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. – 1 armë gjahu pa leje. – 153 fishekë të kalibrit 7.62mm. – 10 fishekë pistoletë”.