INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
23% e familjeve shqiptare në pikë të hallit, s’paguajnë dot faturat e ujit dhe dritave

23% e familjeve shqiptare në pikë të hallit, s’paguajnë dot faturat e ujit dhe dritave

Publikuar më: 09:30 23-07-2019

Aq të varfër janë shqiptarët sa nuk mund të paguajnë do as faturat kryesore siç janë ato të ujit dhe dritave. E janë jo pak po 28% e familjeve shqiptare që kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore. Kjo e dhënë e trishtë që tregon se sa jemi “zhytur” në varfëri, ka dalë nga anketimi i Barometrit të Ballkanit.
Anketa që përfshiu familjet në të gjitha shtete e rajonit vërejti se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e faturave të dritave dhe të ujit është më e lartë se në çdo vend tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është e ngjashme me ne. Pas Shqipërisë nivelin më të lartë të familjeve që nuk përballojnë dot faturat i ka Serbia me rreth 23% të familjeve. Kurse në Malin e Zi vetëm 20% e familjeve nuk paguajnë dot faturat dhe në Maqedoni 19% e tyre.
Kosova dhe Bosnja renditen ndër vendet me më shumë mundës për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga 17-9% secila.
Përse shqiptarët s’paguajnë dot faturat? Kjo ka një shpjegim, pasi çmimet e energjisë u rritën 5 vite më parë me rreth 20% dhe vafëria u thellua. Po dhe se Shqipëria që është vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon i ka çmimet e energjisë për konsumatorët më të larta se të gjithë.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271