Tashmë datën 23 maj do ta shënoni me të kuqe në kalendarin tuaj.
Kjo ditë është shpallur si “Dita e Beyonce”-es në Minnesota. Edhe pse ishim mësuar që lajmet të tilla t’i dëgjonim për persona pas vdekjes së tyre, me Beyoncen ka ndodhur ndryshe. Motivacioni? Influencimi dhe motivimi i vajzave dhe grave me anë të muzikës dhe artit që ajo krijon të cilat kanë përcjellë gjithnjë mesazhe pozitive për shoqërinë dhe forcën e femrës. Shkak për zgjedhjen pikërisht të kësaj date ka qenë koncerti i këngëtares i zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Minnesota në kuadër të “The Formation Tour”, përballë një publiku prej më shumë se 60.000 personazh. Ja pra që jo vetëm presidenti Obama është një fans i Bey-t, por edhe vetë guvernatorët e shteteve. Deklarata është firmosur nga guvernatori i Minnesotas dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.