Kreu i Qeverisë ka uruar dhe ka shpërndare dhurata këtë 8 Mars.
Tashmë dihet, pjesa më madhe e Qeverisë përbëhet nga femra. Kjo ishte dhe dita ku kryeministri Rama edhe i falenderon për punën e tyre. Por edhe Edi Rama vetë është bërë pjesë e kësaj feste duke marrë një dhuratë, sot në mëngjes. Dhe nuk është habia te gjetja, apo dhurata, por te dhuruesja.
Kjo pikturë është dhurata që Alketa Selimaj dërgoi te Rama, nëpërmjet Elona Demollarit, drejtoreshës së burgut, ku Alketa vuan dënimin, prej 2 vitesh. Alketa nuk është piktore, ndjek kurse në burg. Ajo është ekonomiste, me arsim të lartë, ish oficere kredie në një banke të nivelit të dytë, ku u kap duke përvetësuar para nga klientë të ndryshëm në një total prej 2.8 milionë lekë. Alketes i kane mbetur edhe katër vjet, nga dënimi prej 6 . 8 vitesh, kohe që ajo po e kalon dukë ndërruar profesionin e ekonomistes me të piktores./dritare.net