INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
230 të vdekur dhe mbi 275 të plagosur në një sulm terrorist në Somali

230 të vdekur dhe mbi 275 të plagosur në një sulm terrorist në Somali

Publikuar më: 19:43 15-10-2017

MOGADISHU, Somali- Shpërthimi më i fuqishëm i bombës, që u dëshmua ndonjëherë në kryeqytetin e Somalisë vrau të paktën 231 njerëz, me më shumë se 275 të plagosur, kjo sipas një senatori, i cili raportoi këtë të diel, duke e bërë atë sulmin më vdekjeprurës në këtë komb të Horn të Afrikës. Tensionet mund të vazhdojnë të rriten.

“Ishte një kamion-bombë. Shpërtheu në udhëkryqin K5″, deklaroi polici Muhamed Husein, i cili konfirmoi se një numër i madh i të lënduarve iu nënshtruan plagëve në spital.

Mjekët bëjnë përpjekje t’u ndihmojnë qindra të lënduarve, nga të cilët shumica ndodhen në gjendje kritike.

Sipas dëshmitarëve okular, numri më i madh i viktimave janë civilë.

Gjatë shpërthimit janë shkatërruar dhjetëra autobusë të transportit publik dhe rreth 100 automjete. Është shkaktuar dëm i madh material edhe në ndërtesat përreth.

Prefekti i Mogadishut, Saabid Abdi, i cili e vizitoi vendin e sulmit, kërkoi të angazhohen më shumë buldozerë të cilët do t’i nxjerrin viktimat nga rrënojat.

Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullah u është bashkangjitur mijëra personave, të cilët nëpër spitale kanë dhënë gjak që t’u ndihmojnë të lënduarve.
Ministri somalez i Informatave, Abdurahman Jarisou e dënoi “sulmin e tmerrshëm të terroristëve”, duke e akuzuar për atë grupin ekstremist Al Shabab.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi Al Shabab shpesh kryen sulme me bombë në Somali.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605