INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
232 mijë turistë të huaj zgjodhën të vizitojnë vendin tonë në janar

232 mijë turistë të huaj zgjodhën të vizitojnë vendin tonë në janar

Publikuar më: 16:12 23-02-2018

Viti 2018 ka nisur pozitivisht për turizmin shqiptar. Vetëm në muajin e parë janë rritur me 34.5% turistët e huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë shqiptar. Është INSTAT i cili ka bërë të ditur të dhënat INSTAT, ku mësohet se vetëm në muajin janar kanë hyrë në Shqipëri 232 mijë shtetas të huaj. Shifër kjo 34.5% ë e lartë se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numrin më të lartë të turistëve e zënë qytetarët nga Kosova, ku 77 mijë kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë në muajin janar. Shifër kjo 34% më e lartë se sa e një viti më parë.
Në vend të dytë janë maqedonasit, me 37 mijë hyrje, të cilët kanë shënuar edhe rritjen më të madhe me 47,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por interesante është numri i lartë i qytetarëve grekë që kanë zgjedhur që të vijnë në Shqipëri gjatë muajit janar. Ata renditen të tretët për nga numri, ku 31 mijë qytetarë grekë kanë vizituar Shqipërinë, ose thënë ndryshe një rritje shumë e lartë prej 31%, krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT në total, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në vend, në muajin Janar 2018 është 605.444, duke u rritur 29,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe ata që janë larguar nga vendi ynë është i lartë, duke u rritur me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482