INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
24 orë pas tërmetit, bilanc tragjik në Itali, 247 viktima [FOTO]

24 orë pas tërmetit, bilanc tragjik në Itali, 247 viktima [FOTO]

Publikuar më: 08:13 25-08-2016

Operacini i kërkim – shpëtimit në Italinë qëndore nuk ka ndaluar për anjë moment, por 24 orë pas tërmetit 6.2 ballë, e që u shoqërua me disa të tjerë më vonë, bilanci i viktimavë është tragjik. Deri në këto momente mësohet se numri i viktimave është 247, ndërsa dhe qindar të tjerë janë plagosur. Mësohet se mijëra persona janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit gjatë natës. Shumë njerëz besohet se ndodhen akoma nën rrënoja, ndërsa më tepër se 4300 persona po përdorin makineri apo edhe duart e tyre për të hequr rrënojat me shpresën për të gjetur akoma njerëz të gjallë.
Ndërkohë Zyra e Mbrojtjes Civile konfirmon se deri tani janë regjistruar 247 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Ndërkaq 368 të tjerë janë lënduar nga tërmeti.
“Kjo nuk është shifra përfundimtare e viktimave”, ka thënë kryeministri italian Mattero Renzi, duke paralajmëruar se ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar të tjerë.
Shumë njerëz besohet se janë të varrosur nën rrënoja dhe shumica e personave të zhdukur janë shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitionin këtë zonë historike.
Gërmimet nuk jannë ndërprerë gjatë gjithë natës në Amatrice, Accumoli, Pescara del Tronto dhe Aquata.
Ndërkohë janë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë.
Ndërkohë Instituti sizmik konfirmon një lëkundje të re të tërmeti të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkallën 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Sipas specialistëve të këtij Instituti, aktiviteti sizmik vazhdon të jetë ende i fuqishëm në këtë territor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428