Pavarësisht sensibilizimit të përsëritur publik, drejtues mjetesh në vend po vijojnë të mos respektojnë Kodit Rrugor. Më evidente kjo bëhet gjatë fundjavave. Një video e postuar nga Policia e Shtetit mbrëmjen e kaluar, tregon se si radari kishte fiksuar një 24 vjeçar nga Tirana, që udhëtonte me 170 km në orë, në autostradën Tiranë-Durrës, e cila e ka kufirin e shpejtësisë 90 km/orë.
Kjo shkelje i ka kushtuar heqjen e patentës 24 vjeçarit. Sipas policisë, 9 patenta janë hequr për shpejtësi që varionin nga 150-170 km/orë. Policia e Shtetit ka përsëritur thirrjen se respektimi i rregullave të qarkullimit është siguri jete.