INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
24-vjeçari humb jetën në punë, policia arreston 3 persona

24-vjeçari humb jetën në punë, policia arreston 3 persona

Publikuar më: 09:47 19-09-2018

Një 24-vjeçar ka humbur jetën në Librazhd. Punonjësi i mirëmbajtjes së rrugës D.L. humbi jetën ditën e hënë. Fillimisht policia doli me versionin se i riu, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në fshatin Xhyrë, Librazhd dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Policia e Librazhdit bën me dije se për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona, mes të cilëve dy administratorë të dy firmave private. I riu thuhet se ka vdekur në ambientet e brendshme të firmës.
Policia njofton se janë arrestuar:
Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec.
Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor).
Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambientet e brendshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553