INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
25 hektarë hapësirë i shtohen Liqenit Artificial

25 hektarë hapësirë i shtohen Liqenit Artificial

Publikuar më: 12:35 18-01-2017

Të tjera hapësira i janë shtuar Parkut të Madh të Liqenit Artificial në kryeqytet. Është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Besnik Bare, dhe drejtori i APR-së, Blendi Gonxhe, theksoi se përmes Planit të ri Urbanistik, Parkut të Liqenit i shtohen 25 hektarë, të cilat plani urbanistik i hartuar nga administrata e kaluar e Bashkisë ia kishte hequr parkut për efekt ndërtimi. Kryebashkiaku theksoi se hapësira të tjera i shtohen Parkut të Madh të Liqenit, të cilat vihen në shërbim të qytetarëve të të gjitha grupmoshave që frekuentojnë këtë hapësirë rekreative në kryeqytet.
Erion Veliaj:
“Jo vetëm që iu kthye ajo që i ishte hequr për ndërtim, por edhe iu shtua pas gjithë atyre parkingjeve, lavazheve, moteleve e hoteleve, që e kishin pushtuar këtë zonë, pra hyrjen e Parkut të Liqenit nga rruga e Elbasanit. Sot kemi liruar një pjesë të madhe të hapësirës, kemi një trafik të limituar, që do të kufizohet me piston dhe sigurisht, që nuk do të ndërpresim aktivitetin e fakultetit që gjendet brenda territorit të parkut, por do të jetë i kufizuar vetëm për ata. Kryebashkiaku deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga ana e Bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe për rikualifikimin e Parkut të Madh të Liqenit”.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417