Momenti i tmerrshëm kur grabitës të armatosur, përdorën 25 pengje si mburojë njerëzore, pasi policia nisi një aksion ndaj tyre, pas tentativës për të grabitur një pikë lotarie. Pengjet u detyruan të krijonin një rreth mburojë për sulmuesit, të cilët qëllonin me armë si paralajmërim teksa ecnin. Incidenti i pazakontë zgjati për rreth 180 minuta përgjatë rrugëve të Manausit, kryeqytetit të Amazonit, në Brazil. Pengmarrja përfundoi me katër persona të qëlluar për vdekje dhe një i arrestuar, pasi policia ngriti një pritë në një rrugë pa krye, duke i bllokuar ata. Në mënyrë të pabesueshme, të gjitha pengjet u larguan pa u dëmtuar, ndërsa banda luftoi me zjarr me forcat e rendit.
Disa dëshmitarë okular filmuan e fotografuan pengjet e lodhur dhe të traumatizuar që lëviznin në unison nëpër zonë, duke "fshehur" hajdutët mes tyre. Një banor regjistroi skenat nga ballkoni i tij dhe kapi momentin tronditës kur sulmuesit me kapuç të veshur me uniforma ushtarake, u vranë në një breshëri plumbash.