INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
25 vite me migrenë, u shërua vetëm pasi hoqi dy ushqime nga dieta

25 vite me migrenë, u shërua vetëm pasi hoqi dy ushqime nga dieta

Publikuar më: 09:27 26-07-2016

Për 25 vite ajo është përpjekur me të gjitha mundësitë që të gjejë një shërim për sëmundjen e saj, ka kryer analiza nga më të ndryshmet, ka provuar të gjitha llojet e ilaçeve, por pa asnjë rezultat.

Një nënë e dy fëmijëve është torturuar nga migrena për më shumë se gjysmën e jetës së saj. Andrea Henson, 46 vjeç, ka vuajtur nga migrena që në moshën 20 vjeç dhe pas 25 viteve ajo ka arritur të gjejë shkaktarin e vuajtjeve që e kanë torturuar prej kaq shumë vitesh.

Ajo arriti të kuptojë shkaktarin e sëmundjes pasi iu bashkua programit “YorkTest”, që i nevojitej për biznesin e saj. Andrea drejton një biznes që merret me furnizimin me ushqime kur bëhen evente të ndryshme, si dasma, takime pune etj. Ajo u interesua fillimisht për programin “YorkTest” për të mësuar më shumë rreth intolerancës ndaj ushqimeve dhe kërkesave dietike të klientëve.

Pas iu bashkua programit, bashkë me familjen, Andrea zbuloi se kishte intolerancë ndaj qumështit dhe misrit, të cilët i kishin shkaktuar edhe dhimbjet e migrenës. Bashkëshorti i saj,  Andrew, zbuloi se ishte intolerant ndaj grurit, qumështit dhe frutave të thata braziliane, ndërsa të dy fëmijët kishin po ashtu intolerancë ndaj qumështit.

Ata larguan nga dietat e tyre të gjitha ushqimet për të cilat ishin intolerantë dhe zëvendësuan qumështin e lopës me atë të sojës. Menjëherë pasi hoqi dorë nga këto ushqime, Andrea filloi të shfaqte përmirësime.

“Që pasi nisa regjimin e ri të të ngrënit, kisha më pak dhimbje nga migrena, të cilat u zhdukën pas gjashtë javësh”, citohet 46-vjeçarja nga Daily Mail.

“Migrena u bë një pjesë e zakonshme e jetës sime. Tani më në fund ndihem si një njeri normal.

“E gjithë jeta është e mbushur me sfida për të gjithë, por të mposhtësh migrenën pas 25 vitesh është e jashtëzakonshme”, e mbyll Andrea rrëfimin e saj./shendeti online

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936