INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
25 vite më parë Papa Vojtila ishte në Shqipëri! Sot ai përjetësohet në Tiranë…

25 vite më parë Papa Vojtila ishte në Shqipëri! Sot ai përjetësohet në Tiranë…

Publikuar më: 16:10 12-11-2018

Papa Gjon Pali i ll përjetësohet edhe në Tiranë. Në 25 vjetorin e vizitës së tij në Shqipëri në kryeqytet u përurua busti i Papa Gjon Palit të II-të, i cili u vendos në sheshin pas Pallatit të Kongreseve.

Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Arqipeshkvit të Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura, shumë besimtarë dhe qytetarë të Tiranës. Në fjalën e tij në ceremoni, Erion Veliaj theksoi se busti i Papa Vojtilës ia shton edhe më shumë vlerat Tiranës, si simboli i një njeriu që la gjurmë në jetën e Kishës Katolike, larg intolerancës dhe nacionalizmave, por edhe që luajti një rol vendimtar në hapjen dhe ngritjen e kishave në gjithë vendet ish-komuniste, siç ishte edhe Shqipëria.
Ai gjithashtu dha lajmin e mirë se në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera do të organizohet një konkurs për të përzgjedhur veprën më të mirë që do të përkujtojë në Tiranë viktimat e komunizmit. “Kam biseduar me ambasadorin polak, me kryetaren e komisionit tonë për hapjen e dosjeve, për organizimin e një konkursi për të patur monumente për të përkujtuar të gjithë viktimat e komunizmit. Kemi marrë propozime nga disa shoqata, për t’i dhënë Tiranës një kujtesë të asaj periudhe që ka kaluar, e që mos të përsëritet më kurrë as në Tiranë, as në ndonjë cep tjetër të Shqipërisë”, tha Veliaj.
Ambasadori i Polonisë në vendin tonë, Karol Bachura, falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera shqiptare që mundësuan vendosjen e këtij busti dhe theksoi se kjo përkon edhe me vitin e Skëndërbeut, për të cilin Papa Gjon Pali i II dhe kardinalët e tij flisnin shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213