Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ku një i ri i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëqëlluar me çifte.
Ngjarja ndodhi në fshatin Letëm. 25 vjeçari me iniciale L.Sh u gjet nga familjarët i vrarë me çifte në banesën e tij. Me gjithë përpjekjet e bëra për ta shpëtuar, ka qenë e pamundur për ta mbajtur në jetë, për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë si dhe hemorragjisë.
Për ngjarjen është njoftuar policia e Librazhdit e cila bashkë me grupin hetimor ka shkuar në fshatin Letëm ku ka kryer veprimet përkatëse.
Nga të dhënat e para rezulton se i riu ishte duke kaluar momente depresioni dhe në këto kushte ka ndërmarrë edhe vendimin fatal.
Megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.