Një 25-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për përdhunim me pasoja të rënda në trupin e një bebeje.
Siç raportojnë mediat, i riu e kishte përdhunuar foshnjën për dy javë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 29 shtator në Irlandë. Pas zbulimit të rastit, i riu identiteti i të cilit ende nuk dihet u arrestua, ndërsa foshnja u dërgua në spital.
Sipas policisë, fëmija ka edhe shumë plagë trupore, si pasojë e përdhunimit.
25-vjeçari është dërguar në burg, ndërsa do të dalë para gjykatës në datën 10 tetor.